Prokuroria spanjolle ka kërkuar 22 vjet vite burg për italianin Marco Romeo, i cili masarkoi dhe murosi shqiptaren Sibora Gagani. Krimi i rëndë ka ndodhur në Torremolinos të Spanjës gjatë verës së vitit 2014, teksa trupi i viktimës u gjet pas nëntë vitesh.

Fillimisht ata u takuan në Itali në vitin 2009 dhe në vitin 2010 ata u zhvendosën për të jetuar në Torremolinos. Marco Romeo në vitin 2014, midis datës 7 dhe 14 korrik vrau partenen e tij shqiptare. Ai e goditi me thikë të paktën katër herë, tre prej tyre pas shpine.

Mediat spanjolle shkruajnë se pas kësaj ai fshehu trupin në shtëpinë, duke e murosur atë. Ai madje shkoi aq larg sa të raportonte zhdukjen e Siborës në shtator 2014 dhe i dërgoi mesazhe nënës së të resë duke i thënë se ishte i shqetësuar për vendndodhjen e saj.

Çështja u zhbllokua në maj të vitit 2023, kur Marco Romeo u arrestua për vrasjen e një çifti tjetër. Më pas ai përmendi Siborën tek agjentët dhe vuri në dukje se ajo ishte fshehur në një mur. Prej andej, Policia rihapi hetimin. Më 6 qershor 2023, pasi kryen kontrolle në papafingo, agjentët gjetën trupin e mbështjellë me qese plastike.

Prokuroria i konsideron faktet vrasje me dashakeqësi të rënduar nga marrëdhënia e çiftit dhe krim kundër integritetit moral për fshehjen e trupit prej vitesh. Për këtë arsye kërkon 20 vite burg për vrasjen dhe 2 vite të tjera për krimin kundër integritetit moral, përveç kompensimit prej afro 198.000 eurosh për nënën e viktimës.