Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në qytetin bregdetar të Durrësit, ku një 70-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur me thikë nga djali i tij.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkallnurit, ndërsa burimet nga policia bëjnë me dije se djali, i cili vuante nga probleme mendore, ka sulmuar babain e tij. Autori është identifikuar si Marjan Kodheli, ndërsa viktima Pjetër Kodheli.
70-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa ishte duke u transportuar për në spital. Pas krimit, djali është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia është angazhuar për ta kapur dhe zbardhur shkaqet e këtij krimi tragjik brenda familjes.
Grupi hetimor është nisur për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia vijon kërkimin për kapjen e autorit.

