Kryeprokurori Olsian Çela, gjatë raportimit tek Komisioni i Ligjeve, ka shprehur kritikave ndaj prokurorëve të Shkallës së Parë, teksa u shpreh se ankohen në Ambasada për veprimet e Apelit.

“Kemi arritur në një ditë ku prokurorët vendosin në diskutim atë që vendos Apeli”, tha kryeprokurori Çela. Ai shtoi se, sidomos prokurorët e rinj, “nuk kuptojnë vendin dhe pozicionin e tyre”.

Olsian Çela ngriti shqetësimin se “hierarkia është kthyer me kokë poshtë”, duke theksuar edhe rolin e Gjykatës së Lartë, që sipas tij, i hedh benzinë zjarrit.

“Gjykata e Lartë thotë që ‘prokurori i shkallës së parë mund të ushtrojë rekurs në GJL, në një kohë kur prokurori i Apelit ka hequr dorë nga Apeli’.

Sepse në emër të pavarësisë së prokurorëve, cenohet pavarësia e prokurorit të shkallës së parë nëse prokurori i Apelit apo Prokurorisë së Përgjithshme ushtron detyrën”, shtoi Çela.

Olsian Çela: Sot nuk ka asnjë prokuror në gjendje që të bëjë një analizë 900 e ca dispozitave që ka Kodi i ri, nuk ka kohë

Kemi raste ku prokurorët e shkallës së parë ankohen për vendime të Apelit, kemi arritur në një ditë ku prokurorët vendosin në diskutim atë që vendon Apeli. Bëjnë letër, i drejtohen institucioneve e ambasadave ku ngrenë çështje që kanë të bëjnë me ligjshmërinë e gjykatave te apelit. Është e papranueshme e pa konceptueshme. Kjo ndodh sepse është ngritur një sistem ku prokurorët, sidomos ata të rinj, nuk kuptojnë vendin dhe pozicionin e prokurorit. 

Për t’i hedhur benzinë zjarrit kemi praktikën gjyqësore, vendimi i Gjykatës së Lartë, s’dua të komentoj vendime por ka të bëjë me funksionalitetin e Prokurorisë. Gjykata e Lartë thotë që ‘prokurori i shkallës së parë mund të ushtrojë rekurs në GJL, në një kohë kur prokurori i Apelit ka hequr dorë nga Apeli’.

Sepse në emër të pavarësisë së prokurorëve, cenohet pavarësia e prokurorit të shkallës së parë nëse prokurori i Apelit apo Prokurorisë së Përgjithshme ushtron detyrën. Dhe ju zotëri më thoni “se sa çështje keni përfaqësuar ju në GJL?” 38 çështje. Kemi dy probleme, një gjykatë që i hyn funksionalitetit, organizimit kushtetues të institucionit. Kjo asgjëson rolin që kanë Prokurori i Apelit dhe ai i Prokurorisë së Përgjithshme, sot e kemi kthyer hierarkinë me kokë poshtë.

Prokurori i Përgjithshëm nuk mund të mbajë qëndrim mbi atë që ka vendosur prokurori i Shkallës së Parë, as të ketë mendimin tim, unë duhet të shkoj dhe të lexoj atë që ka thënë prokurori i Shkallës së Parë. Por mirë ore kur e kemi për të lexuar, pse duhet të shkojë ai?! S’kemi nevojë farë për prokuror, këto janë problemet të keqkuptimit dhe organizimit.