Situatë alarmante paraqitet në Krujë, ku zjarret po përhapen me shpejtësi drejt zonave të banuara, duke rrezikuar banesat dhe jetën e qytetarëve.

Për shkak të rrezikut të drejtpërdrejtë, autoritetet kanë nisur me urgjencë evakuimin e banorëve në lagjen “Abaze”.

Flakët, të favorizuara nga erërat dhe bimësia e thatë, po afrohen rrezikshëm pranë banesave, duke detyruar banorët të largohen nga shtëpitë e tyre për siguri.

Forcat në terren vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve në zonat e banuara.