_ambulance-ngjarjeNjë 38-vjeçar ka humbur jetën në Krujë në furrat e gëlqeres. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Zaharisë dhe viktima quhet Bilbil Zeneli, 38 vjeç.


Ai ka qenë duke punuar kur është shembur furra me gëlqere dhe e ka zënë për poshtë.


Policia ka shoqëruar punonjësit e tjerë për të dhënë detaje lidhur me këtë incident, si dhe ka shpallur në kërkim pronarin e furrës së gëlqeres.


22 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)