Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e ndodhur në Nikël, ku viktimë mbeti Artur Çangu.
Sipas informacioneve, autori i dyshuar Eduart Afmataj ka pasur lidhje krushqie me viktimën, pasi ishte dhëndër te kushërinjtë e tij.
Po ashtu, mësohet se disa ditë para ngjarjes kishte pasur një konflikt mes djemve të Çangut dhe autorit, i lidhur me çështje pronësie, ende të paqarta.
Ndërkohë, bëhet e ditur se vrasja është kryer me armë zjarri, e cila është konfirmuar të jetë një çifte.
