Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo ka reaguar lidhur me situatën dramatike nga zjarri në Himarë.
Përmes një njoftimi zyrtar, Tavo u bën thirrje banorëve të evakuohen menjëherë nga shtëpitë, bizneset apo ambientet e rrezikuara për të mbrojtur jetën e tyre. Ai gjithashtu u bën thirrje dhe të zbatojnë udhëzimet e autoriteteve dhe të kontaktojnë me shërbimet e emergjencës. Edhe autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të Himarës të mos neglizhojnë situatën dhe të largohen në kohë nga çdo zonë ku flakët përbëjnë rrezik për jetën dhe pronën.

