Sali Berisha ka reaguar me akuza të ashpra ndaj Erion Veliajt, kryebashkiakut të Tiranës, duke e quajtur atë “hajdutin më të madh t bashkisë së Tiranës.” Ai ka akuzuar Veliajn për abuzime dhe korrupsion, duke përmendur protestat e qytetarëve të Tiranës, të cilët kanë kaluar më shumë se një vit duke kërkuar llogaridhënie nga ai. Berisha ka theksuar se Veliaj ka shpëtuar nga hetimet për konflikt interesi për shkak të lidhjeve me figura të tjera të pushtetit, duke përmendur emra si Arben Kraja dhe Altin Dumani, të cilët kanë lidhje me të.

Ai ka theksuar se Dumani ka një lidhje të ngushtë me Klajdi Meçen, një bashkëpunëtor të Erion Veliajt, dhe ka aluduar për aktivitete të dyshimta dhe korrupsion brenda administratës. Berisha ka akuzuar Veliajn për abuzime me projekte publike dhe ka përmendur shembuj si blerjen e pemëve dhe shpenzime të dyshimta.

Ish-kryeministri ka folur për një “revoltë popullore” dhe “mosbindje civile,” duke bërë thirrje që Veliaj të “varin” në “shtyllën e turpit të historisë” për veprimet e tij. Ai e ka cilësuar këtë si një operacion që do të vazhdojë derisa qytetarët të kërkojnë përgjegjësi për korrupsionin dhe keqqeverisjen.

Sali Berisha: Qytetarët e Tiranës kanë mbi 1 vit që protestojnë para hajdutit më të madh të bashkisë së Tiranës, zyrave të tij, Erion Veliajt.

Por miqtë e mi, Erion Veliaj i kishte kolegë ata, ishte imun si ndaj Arben Krajës, që nga një anë kishte mbesën, në anën tjetër nipin, të dy në zyrat e bashkisë dhe pas dy vitesh hetim, u kujtua të jepte dorëheqjen nga çështja, se ishte në konflikt interesi. E kuptoni ju apo jo.

Por në fakt, jo pa konflikt interesi është edhe vetë Altin Dumani, i cili e ka si nip të gruas, një bashkëpunëtor të ngushtë, një Klajdi Meçe, të Erion Veliajt.

Klajdi është një zullumqar i Fresshit. Me të atin në shtëpi, jeton Altini, Altin Zamani. Po, po jetojnë në një shtëpi. Hajde prekeni. Nëse ka akte kriminale të pa konceptueshme, por njeriu që deklaron 1 mijë herë, se ka mbjellë 1 milionë pemë. Njeriu që ka blerë pishën e zakonshme 6400 euro. Të blesh, por as pisha më ekzotike nuk shkon 6 mijë euro. Ky i ka blerë, hajduti që është ministër tani, Gonxhja ka qenë drejtor. Se Mazniku është me kompaninë e Milorancit. Pra të gjitha këto, mjaftonin 10 herë për ta nxjerrë. I kam thënë atij, qytetarët do të ndahen ty, vetëm kur të të varin në shtyllën e turpit të historisë.

Leje që nuk u ka hapur derën, kanë ndenjur 2 orë aty, gjersa kanë marrë Dabullën për tu hapur derën. Se ca i lidh me Dabullën, nuk i marr vesh. Dëshmitarë okularë që kanë qenë aty, ka shkuar Dabulla. Gjoja i paskan marrë telefonat.

Kur e gjithë Shqipëria fliste për ta, nuk paskan gjetur ata një mënyrë për të pastruar telefonat. Ky është hetimi i Dumanit, ja ku është ky me Edi Ramën. Ka dhe foto të tjera ky Klajdi Meçe. Klajdi është me Erion Veliajn. Dumani banon me të atij e tij në një shtëpi. Seç i lidh, një Zot e di, nuk janë as fqinj, por në një shtëpi.

Pra është një operacion i diktuar nga revolta popullore, mosbindja civile, e cila do të vazhdojë gjersa qytetarët të ‘varin’ në shtyllën e turpit, aty ku e ka vendin, kryehajduti i Tiranës, Erion Veliaj.