Një ditë pas arrestimit të ish-bashkëshortit të saj, Ilir Meta, deputetja Monika Kryemadhi doli sot në një deklaratë për shtyp.

Kryemadhi: Për çdo gjë që flitet aty Meta nuk ka paguar asgjë vetë, as një shishe ujë, çdo gjë e kam paguar unë, ai është marrë me politikë.

Edhe rrogën e tij e merrja unë në bankë, paguaja drita dhe ujë, Meta u mor vetëm me politikë të madhe, liberalizimin e vizave etj.