Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku u përball me juristin Romeo Kara, i cili e ka kallëzuar për “shpifje” dhe “fyerje”.
Në një prononcim për mediat, Kryemadhi nuk i kurseu batutat teksa hynte në gjykatë. “Kam gjyq për shpifje me inceneratorin në SPAK, gjithë dynjaja shkon në gjyq civil, unë vij këtu”, u shpreh ajo me ironi.
Çështja ka të bëjë me akuzat publike që Kryemadhi ka bërë në lidhje me aferën e inceneratorëve, për të cilat Kara ka kërkuar përgjegjësi ligjore në rrugë gjyqësore. Procesi pritet të ndezë edhe më tej debatin politik dhe ligjor për aferën më të përfolur të viteve të fundit.
