Këtë të hënë, Monika Kryemadhi ka shkuar në ambientet e Gjykatës së Posaçme (GJKKO), në përmbushje të masës së sigurisë që është vendosur ndaj saj.
Ajo është përshëndetur me gazetarët dhe, si gjithmonë, ka treguar humorin e saj, duke i pyetur ata nëse kanë ndjekur edicionin e fundit të “Big Brother”, ku ajo është opinioniste.
Me një buzëqeshje dhe në një atmosferë më të lehtë, Kryemadhi ka ironizuar për një nga episodet e emisionit, duke thënë: “Si jeni? E patë Big Brother apo jo? Vrenozi kishte nejt gjithë natën pa gjumë natën e parë, se nuk flente dot me burrë…. është shtu shumë kjo fjetja burrë me burrë, por…”.
