Protesta kundër qeverisë në Tiranë ka vijuar edhe sot, duke shënuar ditën e 27-të të mobilizimit qytetar kundër kryeministrit Edi Rama.

Qytetarët e mbledhur në Sheshi Skënderbej kanë kërkuar edhe një herë dorëheqjen e kreut të qeverisë, ndërsa protesta është shoqëruar me pankarta dhe thirrje kundër figurave kryesore politike në vend.

Gjatë fjalës së tij para protestuesve, aktivisti Arben Kola deklaroi se sipas tij drejtësia do të jetë ajo që do të vendosë për kryeministrin.

“Do të jetë SPAK ai që do e arrestojë. Do të jetë drejtësia ajo që do të vendosë”, u shpreh Kola gjatë protestës.

Mes thirrjeve më të dëgjuara në protestë ishin: “Atdheu nuk është në shitje”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Edi Rama jep dorëheqjen”.

Protestuesit theksuan gjithashtu se shqiptarët mbeten një popull proamerikan dhe se protesta e tyre nuk është kundër Shtetet e Bashkuara të Amerikës.