Kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti zhvilluan një takim të shkurtër pas seancës së përbashkët në Kuvendin e Kosovës, ku u nënshkrua marrëveshja për Lojërat Olimpike Mesdhetare.

Takimi mes dy homologëve zgjati vetëm 5 minuta, pas të cilit të gjithë morën pjesë në një drekë të përbashkët. Seanca e përbashkët e dy parlamenteve, që u zhvillua në Prishtinë, mblodhi 130 deputetë, 70 nga Kuvendi i Kosovës dhe 60 nga Kuvendi i Shqipërisë, duke shënuar mbledhjen e dytë të këtij lloji.

Pjesë e këtij eventi ishin edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe liderët e dy shteteve, Rama e Kurti. Ky takim u zhvillua pas anulimit të mbledhjes së paracaktuar të dy qeverive në Gjakovë në qershor 2023, ku kryeministri Rama shpjegoi se ajo u anulua për shkak të refuzimit të Kurtit.