Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur sot nga Princi Mohammed bin Abdulrahman bin Abdulaziz, Zëvendësguvernatori i Riadit.
Kryeministri Edi Rama është pjesëmarrës në edicionin e 9- të Future Investment Initiative (FII), platformës Globale që përcakton axhendën e Investimeve në botë, që mbahet në Riad, Arabinë Saudite. Forumi bën së bashku liderë politikë, investitorë globalë dhe inovatorë, në një dialog mbi të ardhmen e investimeve në botë, gjetjen e zgjidhjeve të reja dhe ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit.
Në mbërritjen në Riad, Rama dhe delegacioni që e shoqëronte u pritën nga Princi Mohammed bin Abdulrahman bin Abdulaziz, Zëvendësguvernatori i Riadit.



