Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vlorë, ku pritet të zhvillojë një takim me Ivanka Trump. Vizita po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, ndërsa nuk janë bërë ende publike detaje mbi axhendën dhe temat që do të diskutohen gjatë takimit.
Mësohet se kryeministri Edi Rama dhe Ivanka Trump po zhvillojnë një darkë pune, së bashku me mbi 50 arkitektë nga e gjithë bota, të cilët do shpalosin idetë e tyre për investimin në ishullin e Sazanit që bashkëshorti i Ivanka Trump, Jared Kushner do bëjë.
Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, mbërriti së bashku me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, paraditen e kësaj të mërkure.




