Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar fotografinë e profilit dhe kopertinës në faqen e tij zyrtare në Facebook, duke vendosur imazhe të flamingove.
Flamingot, që gjenden në Lagunën e Nartës, janë kthyer së fundmi në simbol të protestave 25-ditore që po zhvillohen në Tiranë kundër projektit të investimit në zonën e Zvërnecit.
Ky ndryshim vjen në vijim të deklaratave të mëparshme të kryeministrit, i cili është shprehur se projekti në Zvërnec do të realizohet duke respektuar plotësisht mbrojtjen e biodiversitetit dhe në bazë të një plani të mirëmenduar mjedisor.

