Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta ditën e sotme në Shkodër, ku do të marrë pjesë në eventin e organizuar për 35-vjetorin e themelimit të kësaj force politike në atë degë.
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur poshtë kalasë Rozafa duke protestuar kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec të Vlorës, kundër ndërtimit të resortit nga Bashkim Ulaj në Rrjoll dhe ‘në mbrojtje të familjes’. Në vendin ku po zhvillohet protesta ndodhen të pranishme dhjetëra forca policie, të cilët po sigurojnë rendin dhe sigurinë.
