Ka nisur sot seanca gjyqësore në Gjykata e Posaçme ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, si dhe bashkëpandehurve të tjerë.

Gjykata, pasi shqyrtoi kërkesat për prova nga palët, vendosi të pranojë provat shkresore. Po ashtu, u miratua edhe lista e dëshmitarëve të paraqitur nga prokuroria dhe nga vetë Berisha.

Mes dëshmitarëve të kërkuar nga kreu i PD është edhe kryeministri Edi Rama, kërkesë që është pranuar nga gjykata.