Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit, përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale.

“Gëzuar Ramazanin 🌙🤲 Agjërim të lehtë dhe të pranuar”, ka shkruar kreu i qeverisë, duke përcjellë urimet e tij për të gjithë besimtarët.

Më herët, një mesazh pati kreu i Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Bujar Spahiu, i cili e cilëson Ramazanin si një periudhë reflektimi shpirtëror, solidariteti dhe përkushtimi ndaj vlerave të besimit, duke uruar që ky muaj i bekuar të sjellë paqe, mëshirë dhe begati në çdo familje.