Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në stadiumin "Air Albania", bashkë me djalin e tij Zaho dhe bashkëshorten Linda Rama.
Në orën 20:45 do të zhvillohet në stadiumin e ri ndeshja Shqipëri-Francë.
Presidenti i UEFA Aleksander Ceferin e ka quajtur stadiumin Air Albania më të këndshëm në Ballkan. Ai tha se tashmë Shqipëria ka një stadium ku njerëzit mund të vijnë bashkë me familjet e tyre dhe të ndihen të sigurtë.
"Është stadiumi më i këndshëm në Ballkan. E rëndësishme është se tani keni një stadium kombëtar, ku njerëzit mund të vijnë bashkë me familjet e tyre dhe të ndihen të sigurt. Nuk duhet të krahasohet me asnjë të madh. Ai është ndryshe, dhe mund të jetë më i këndshëm se çdo Uembley", u shpreh Ceferin.
[gallery ids="916131,916132,916133,916134,916135,916136,916137,916138"]