Seanca në Kuvend është shoqëruar me tensione dhe thirrje të forta nga deputetët e opozitës, të cilët njëzëri kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke brohoritur “Rama, jepe dorëheqjen!”.
Situata ka ndodhur gjatë debatit parlamentar në Kuvendi i Shqipërisë, ku mungesa e kryeministrit në sallë ka shtuar edhe më shumë tensionin mes palëve.
Në këtë moment, në foltore po fliste ministri Ulsi Manja, i cili ka ironizuar opozitën, duke i ftuar të shkojnë në protestë për të parë reagimin e qytetarëve.
“Shkoni atje sonte dhe shiheni nëse do t’ju pranojnë apo jo! Mos rrini në cep të protestës…”, është shprehur Manja gjatë fjalës së tij, duke vijuar me kritika ndaj qëndrimeve të opozitës.
