atenat ne siriKryeministri sirian, Wael al-Halaqi ka arritur t’i mbijetojë një atentati me bombë në makinën tij mëngjesin e sotëm në kryeqytetin e vendit, Damask, raporton BBC. Shpërthimi ka ndodhur në afërsi të parkut Rushed dhe mendohet se janë plagosur disa vetë.


Ndërkohë, sipas të dhënave që vijnë nga aktivistët e Observatorit sirian për të drejtat njeriut, nga atentati ka humbur jetën badigardi i kryeministrit Wael al-Halaqi.

29 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)