Aktivistët raportojnë se trupat qeveritare sulmuan një fshat me tankse dhe helikopterë.


Mbi 200 njerëz raportohet se u vranë gjatë mbrëmjes së kaluar në fshatin Tremseh të Sirisë, njoftuan aktivistët lokalë. Në rast se ky lajm del i vërtetë, kjo do të jetë masakra më e madhe e ndodhur deri më sot në konfliktin që ka hyrë në vitin e dytë.


Banorët thotë se në këtë fshat në provincën e Hamas, trupat qeveritare sulmuan me helikopterë dhe tankse ndërsa milicia proqeveritare Shabiha kreu ekzekutime me gjakftohtësi. Media shtetërore vijoi të akuzojë “grupimet terroriste” për ngritjen e tensionit në pritje të një takimi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. OKB pritet të diskutojë mandatin e misionit të vëshgimit, i cili mbaron më 20 korrik. Deri tani vlerësohet se rreth 16 mijë njerëz janë vrarë që nga fillimi i kryengritjes kundër diktaturës së presidentit Bashar al-Assad në mars 2011. Raportimet nga terreni shpesh janë të pamundura të konfirmohen në mënyrë të pavarur për shkak se Siria ndalon hyrjen e gazetarëve të huaj.


Lajmet nga terreni thonë se ushtria po përpiqej të pushtonte fshatin Tremseh pasi ky i fundit ra në duart e rebelëve. Korespondenti i BBC në Beirut Jim Muir thotë se të dyja palët pranojnë se ka patur shumë të vrarë në Tremseh, vetëm se kanë mendime të ndryshme se si ndodhi.


13 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)