Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes nga Korça, e cilësuar si kryeqyteti i Krishtlindjeve.

Ai përcolli mesazhe paqeje, dashurie dhe vëllazërie, duke theksuar se shoqëria shqiptare ka sot më shumë se kurrë nevojë për bashkim e mirëkuptim.

“Krishtlindja në Korçë festohet më bukur se kudo tjetër. Korça është kryeqytet i Krishtlindjeve dhe më vjen mirë që këtë vit është frekuentuar si gjithmonë nga qytetarë nga i gjithë vendi që gëzojnë me njeri-tjetrin.

Në këtë periudhë shoqëria shqiptare ka shumë nevojë për mesazhet që sjell Krishtlindja, për paqe dhe vëllazëri mes të gjithëve”, tha Paleshi.

Top Channel