Kryetari i Partisë Socialiste në Lezhë, Ermal Pacaj, ka akuzuar publikisht kandidatin e Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, për përhapje lajmesh të rreme gjatë fushatës elektorale. Sipas tij, Gjoni ka shpifur ndaj drejtuesve lokalë të PS-së duke i akuzuar për blerje votash.

Pacaj është paraqitur edhe në Policinë e Lezhës për të bërë një denoncim zyrtar dhe ka paralajmëruar se do t’i drejtohet edhe misionit të OSBE-së në Shqipëri, për të kërkuar që situata të vëzhgohet më nga afër.

Ai foli edhe për një ngjarje të rëndë të ndodhur në Dajç, ku dy persona të armatosur janë futur në lokalin e babait të kandidates socialiste Klotilda Ndreca dhe kanë kërcënuar familjarët e saj. Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim dy persona të dyshuar për këtë ngjarje.