Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka njohur partisë “Shqipëria Bëhet”, të drejtën e protestës duke vendosur çadra, mjete ngrohëse dhe autopolantë pranë Kryeministrisë.

Pas një hetimi disa javor, prokurori Bledar Vatnikaj ka konstatuar se qëndrimi i protestuesve përpara Kryeministrisë me mjete të tilla, nuk cenon të drejtën pronësore të askujt. Ky vendim sipas drejtuesit të Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, shpreh qartësisht faktin se policia është urdhëruar të sekuestrojë sendet e tyre në mënyrë të paligjshme, vetëm për të demotivuar protestën e tyre.

Pas këtij vendimi, në sheshin përpara Kryeministrisë është vendosur sërish në mënyrë simboklike një çadër kampingu, mirëpo ky vendim nuk ka bindur punonjësit e policisë të cilët kanë kryer të njejtat proceduar për heqjen e saj.

Për afro 90 ditë, aktivistë të Shqipëria Bëhet, po protestojnë përpara Kryeministrisë në një protestë që ka qëllim krijimin e një qeverie teknike 1 vjeçare dhe krijimin e mundësisë për zgjedhje të lira të të ndershme në Shqipëri.