Policia ka sekuestruar pamje filmike te rrugës dhe bizneseve të zonës ku ndodhi shpërthimi me tritol në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur 5 minuta pas mesnate, në lagjen “Partizani” në kati ne parë të një pallati. Nga pamjet e siguruara rezulton se lënda plase është vendosur nga një burrë, i cili ka qarkulluar gjatë mbrëmjes disa herë para hyrjes së apartamentit ku ndodhi shpërthimi.

Policia ka marrë pyetje edhe fqinjët e personit të cilit i përket apartamenti. Po ashtu ka marrë informacion të detajuar edhe për aktivitetin e familjarëve të familjes së shtetasit A.P, para banesës të cilit ndodhi shpërthimi.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 00:05, të datës 01.05.2025, në lagjen “Partizani”, në katin e parë të banesës së shtetasit A. P., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, gjatë kohës që në banesë nuk ka pasur njeri. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.