Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teska mori pjesë në organizimin e homazheve për ish–prefektin e Tiranës, Qazim Mulleti, eshtrat e të cilit u sollën në atdhe kërkoi ndjesë në emër të PD, që nuk kanë mundur të nderojnë figura të tilla politike.

Ndërsa foli për gazetarët, Basha vlerësoi fihurën e Qazim Mulletit, dhe nënvizoi se propaganda komuniste njollosi figurën e tij.

“Pavarësisht kësaj, propaganda komuniste njollosi figurën e tij, duke kujtuar me propagandën që denigron figurën e tij.

Edhe pse zgjati më shumë se gjysmë shekulli kjo gënjeshtër është e shpërberë. Eshtrat e Qazim Mulletit do të prehen në vendlindjen e tij. Shpreh vlerësimin për organizatorët që bënë të mundur këtë, por edhe të shpreh ndjesën e thellë të PD që në këtë rast dhe në raste të tjera ne nuk mundën ti qëndrojmë fjalëve dhe pozicioneve tona politike për nderimin e atyre figurave politike që i dhanë kaq shumë kombit por u denigruan dhe mbetën në errësirën e krijuar me kast nga regjimi komunist.

Nuk është kurrë vonë të korrigjosh gabim. Prania ime dhe e dy zonjave anëtarë të është shenjë e qartë e kësaj pendese dhe këtij korrigjimi”, u shpreh Basha.