Intervista e përfaqësuesit të Shoqatës së Gazetarëve të Pavarur për Paqe


gazetariShkaku kryesor i krizës së refugjatëve nuk është zgjidhur, thotë Joaquin Flores i Shoqatës së Gazetarëve të Pavarur për Paqe. Në një intervistë për televizionin “Russia Today”, ai analizon të gjithë situatën, ku specifikon edhe kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.


Amnesty International akuzon Turqinë se detyron në mënyrë të paligjshme emigrantët për t’u kthyer në Siri. Çfarë duhet të bëjnë vendet e BE-së? 


Unë nuk pajtohem me këto shqetësime. Keni vende si Maqedonia, e cila ka një kufi të hapur me Shqipërinë. Ndërsa njerëzit e dinë që pjesa perëndimore e Maqedonisë ka pothuajse një zonë kufitare të lirë me Shqipërinë, për shkak të minoritetit shqiptar në Maqedoni dhe ata me të vërtetë e kontrollojnë kufirin. Ata gjithashtu kanë qasje në një zonë që është e njohur në lidhje me trafikimin e qenieve njerëzore, trafikut të drogës, etj.


Të ashtuquajturit refugjatët që do të kalonin në rrugën ballkanike, për të shkuar në Europë, janë lënë në pritje në Greqi. Cila është frika juaj për ta?


Problemi më i madh është se ekonomia e Greqisë është në kaos. Ajo nuk ka asnjë mënyrë për të siguruar punësim, ose një mënyrë jetese për këta njerëz. Nuk ka asnjë bazë me të cilën Greqia bëhet përgjegjëse për shumë gjëra, për të cilat Gjermania, SHBA dhe Turqia së bashku me Arabinë Saudite janë bashkëfajtorë. Ndërkohë, kthimi i shumë refugjatëve në Siri do të ishte një problem më i madh.


Dëbimi masiv duket drastik për disa, por a është kjo është zgjidhja e vetme për këtë krizë të emigrantëve, e cila ka arritur tashmë përmasa epike? 


Gazetarët, analistët, ekspertët duhet të përqendrojnë vëmendjen e tyre në vendet që financojnë dhe furnizojnë me karburant terroristët në Siri. Pasi kjo po ndalon procesin e rindërtimit të Sirisë. Kështu, do të hapeshin miliona vende pune dhe nuk do të kishte largime.