Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në panelin “Zgjerimi i BE-së” foli mes të tjerash edhe në lidhje me kërkesën për të rritur investimet në fushën e mbrojtjes të vendeve europiane.
“Ekziston një paradoks që duket se askush nuk po mendon për të. Ka një nxitim për të investuar ne mbrojte, por cila është përgjigja ndërkohë.
Që ndërkohë që fuqi të tjera investojnë në mbrojtje, kanë norma të larta të rritjes ekonomike, gjë që Europa nuk e ka.
Ku do t’i gjejë Europa paratë. Nuk kam dëgjuar gjë më të marrë, kur thonë që duhet lënë mënjanë arsimi psh që të mbijetojmë.
Nëse çmimi për të pasur më shumë mbrojtje është të shndërrohemi në kontinent injorantësh më mirë të vijnë të na pushtojë dikush.
Shqipëria ka qenë gjithmonë gati të pushtohet nga SHBA apo BE por kurrë nuk kanë dashur të na pushtojnë”, tha ai.
