Efektivët e Komisariatit Nr.3 në Tiranë kanë shoqëruar 61-vjeçarin Leonard Nikolli.

Mesditën e sotme Nikolli ka shkuar në zyrat e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Tiranë, duke kërcënuar me jetë drejtuesin e institucionit, Klajdi Meçi. Sipas kallëzimit të bërë nga Meçi në polici, Nikolli e kërcënoi se do ta vriste dhe pretendoi se ishte i armatosur.

Burimet bëjnë me dije se Nikolli, sapo hyri në institucion, tha: “Jam i armatosur, ku është drejtori se do e vras?”.

Ai po ashtu kërcënoi se do të vepronte si ndaj gjyqtarit Astrit Kalaja. Gjatë dëshmisë përpara hetuesve, Nikolli deklaroi se kishte probleme me pronat dhe për këtë fajësonte IMT-në e Tiranës.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vijon procedurat për arrestimin e 61-vjeçarit.