Tre të rinj shqiptarë, me kapuçë dhe të armatosur me armë zjarri, kanë kryer një grabitje në një dyqan telefonash në rrugën Bologna 76 në Prato, Itali.

Në momentin e sulmit, në dyqan ndodheshin pronarja, Dara Igdalia Gudiel me origjinë nga Honduras dhe partneri i saj që punon aty.

Sapo kanë hyrë brenda, shqiptarët kanë kërcënuar me armë pronaren dhe partnerin e saj dhe kanë nisur të kontrollojnë raftet me dyqane dhe kasën e parave. Njëri prej shqiptarëve jep urdhërat për shitësit dhe kolegët e tij, ndërsa dy të tjerët vazhdojnë të vjedhin çfarë u del para.

Në momentin që ata largohen pronarja dhe partneri i saj telefonojnë policinë. Para hetuesve ata kanë deklaruar se biznesi është hapur biznesin në vitin 2024 dhe deri më sot nuk kishin përjetuar ngjarje të tilla.

“Kur hynë këta burra, unë isha brenda dyqanit dhe frika ishte e madhe, dukej si një skenë filmi. Na urdhëruan të heshtnim dhe të dorëzonim paratë,” tregoi ajo.

Pak minuta para sulmit, dy të rinj kishin hyrë në dyqan për të marrë informacion mbi një telefon.

“Pesëmbëdhjetë minuta para se të hynin grabitësit, në dyqan hynë dy djem; mendoj se mund të jenë të lidhur me tre të rrezikshmit,” shton pronarja.

Shqiptarët kanë arritur të vjedhun rreth 20 celularë, përfshirë 15 iPhone, si dhe rreth 3 mijë euro në para të gatshme. Pas marrjes së grabitjes, sulmuesit u larguan me një Fiat 500.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar dinamikën e grabitjes dhe për të identifikuar rrugën e përdorur nga autorët për të shpëtuar.