Familja e të arratisurit nga burgu i Shënkollit, Daut Laze, jeton në zonën e Astirit në Tiranë.
Familjarët shprehen se nuk kanë dijeni se ku ndodhet ai, pasi nuk kanë pasur asnjë kontakt me të që në momentin që janë njoftuar për arratisje. Pas lajmërimit të arratisjes, Komisariati nr. 6 ka marrë menjëherë kontakt me familjen, në kërkim të informacioneve më të plota për vendndodhje të mundshme.
“Nuk jemi lidhur me djalin, s’ka telefonuar. Nuk kemi asnjë haber fare, po të kisha do thosha”– tha nëna e tij.
Daut Laze njihet si person besimtar, dhe kontrolle janë ushtruar edhe në Tiranë, përfshirë edhe xhamitë nëpër Tiranë, por deri tani nuk është konstatuar.