
RENEA duket se është vendosur në lëvizje për të gjetur të shumëkërkuarin e policisë, Ervis Martinajn.
Mësohet se gjatë mbrëmjes së djeshme janë zhvilluar kontrolle në Shijak, në banesa të personave me rekorde të mëparshme panale, me dyshimin se Martinaj mund të jetë fshehur në një prej tyre.
Prej më shumë se dy muajsh, zhdukja e Ervis Martinajt është bërë një ndër çështjet kryesore të drejtësisë, teksa nuk dihet asgjë mbi fatin të “mbretit” të lojërave të fatit.