Nga PPP, kreditë për banesa e deri tek tregu i punës FMN ka përgatitur një raport të zgjeruar mbi gjendjen e ekonomisë shqiptare duke dhënë vlerësime specifike sipas sektorëve.

Nga vizita e fundit e kryer në Shqipëri, Fondi nënvizon nevojën për kujdes të shtuar sidomos mbi kontratat e PPP-ve, për të cilat kërkon nga Shqipëria të bëhet kujdes dhe të rritet monitorimi i tyre.

“Monitorimi i rregullt i huadhënies në vend, PPP-ve dhe subjekteve jashtë bilancit mbetet kritik, së bashku me standardet më të forta të zbulimit dhe qeverisjes për fondet publike dhe mjetet me qëllim të veçantë”-, thotë Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Sugjerime ka edhe për tregun e banesave si dhe tregut të punës. FMN sugjeron zgjatjen e kufizime mbi huat ndërsa kërkon nga Shqipëria që të devirsifikoj ofertat për punë me cilësi më të lartë për të mbajtur fuqinë punëtore në vend.

“Sistemi bankar në përgjithësi mbetet i kapitalizuar mirë, likuid dhe fitimprurës. Megjithatë, ka disa dobësi, që rrjedhin nga ekspozimet e mëdha të bankave ndaj huamarrësve, huadhëniet valutore. Së bashku me rritjen e shpejtë të huadhënies për pasuri të paluajtshme, efekti i tyre në rreziqet sistemike do të kërkojë monitorim të kujdesshëm”-, thuhet më tej.

Ndërsa edhe për tregun e punës, sugjerohet rritja e produktivitetit të firmave dhe krijimi i opsioneve me cilësi të lartë. Reformat duhet të synojnë përmirësimin e klimës së biznesit, uljen e burokracisë, promovimin e investimeve në kërkim dhe zhvillim dhe miratimin e teknologjive të reja.

Ndonëse Fondi Monetar ndërkombëtar e vlerëson marrjen e një sërë reformash edhe në kuadër të integrimit, vërehen një sërë boshllëqet sipas tij. Fondi motivon vendi tonë në marrjen e masave dhe përparimin drejt rrugës në BE.