Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit informon qytetarët se po qarkullojnë mesazhe SMS mashtruese, të cilat paraqiten në mënyrë të rreme si njoftime nga shërbimet postare për dorëzimin e paketave.

Këto mesazhe përmbajnë lidhje (linke) të dyshimta dhe kërkojnë veprime urgjente nga qytetarët.

Qëllimi i tyre është:

  • përvetësimi i të dhënave personale;
  • vjedhja e të dhënave bankare;
  • aksesi i paautorizuar në llogaritë financiare.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike thekson se këto janë tentativa mashtrimi dhe u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal.

Kujdes: • Mos klikoni në lidhje (linke) të dërguara nga numra të panjohur;

  • Mos jepni të dhëna personale apo bankare;
  • Mos ndiqni udhëzime që kërkojnë veprim urgjent pa i verifikuar.

Rekomandime nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike:

  • Fshini menjëherë mesazhe të tilla;
  • Mos ndërveproni me përmbajtjen e tyre;
  • Raportoni çdo rast të dyshimtë në kontaktet zyrtare.