Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se të gjithë aplikantët për vizë jo-imigruese duhet të caktojnë intervistën në ambasadën ose konsullatën amerikane të vendit ku kanë kombësinë ose rezidencën e tyre.

Në një postim zyrtar në rrjetet sociale, theksohet se ata që zgjedhin të aplikojnë në një vend tjetër përveç atij ku janë shtetas ose rezidentë, mund të hasin vështirësi më të mëdha në procesin e kualifikimit për vizë. Po ashtu, tarifat e paguara për aplikim nuk rimbursohen nëse kërkesa nuk pranohet.

Ky paralajmërim synon t’u kujtojë aplikantëve rëndësinë e ndjekjes së procedurave të sakta për të shmangur probleme në përpunimin e vizave amerikane.