Aksidenti që i mori jetën një 20 vjeçari ndërsa një tjetër 20 vjeçar por dhe një i mitur janë në gjëndje të rëndë ndodhi në një aksi rrugor Lurë–Rrëshen, në fshatin Kurbnesh, të Mirditës, një zonë e pabanuar dhe zonë malore.

Mësohet se duhet të ketë qenë një makinë që ka lëvizur në këtë aks që ka parë makinën në greminë dhe ka njoftuar policinë për aksidentin e rëndë.

Me siper jane pamjet e makinës së aksidentuar që i mori jetën 20-vjeçarit Claudio Ndoj që udhëtonte si pasagjer në makinë, ndërsa drejtuesi i automjetit, gjithashtu 20 vjeç, Arli Kacorri, dhe pasagjeri tjetër, një 15-vjeçar, kanë mbetur të plagosur rëndë.

Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë trupat nga makina dhe transportuar në ambulancë, por dhe për të tërhequr makinën.

Dyshimet e para janë se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia tejnormave ndërsa kujtojmë se aksi ku ndodhi aksidenti është një segment me kthesa të forta e terren, terren të thepisur dhe në anë të rrugës ka gremina.