Është vrarë me armë zjarri ditën e sotme brenda sallës ku po ushtronte detyrën, gjyqtari i Gjykatës së Apelit Tiranë, Astrit Kalaja.
Këto janë momentet e rënda pa ngjarjes, kur trupi i tij nxirret me barelë nga salla e gjyqit, drejt ambulancës.
Për fat të keq mjekët konfirmuan se ai ka arritur në spital pa shenja jete. Autor i ngjarjes është 30 vjeçari Elvis Shkambi.