Piratët e kibernetikës nuk lënë mundësi pa shfrytëzuar për të hakuar qytetarët nëpërmjet llogarive të tyre, qoftë bankare, por edhe sulmit me virus në faqet e rrjeteve sociale.
Më i fundit është shpërndarë nëpërmjet rrjetit Whatsapp, duke infektuar shumë qytetarë, mes tyre edhe punonjës të policisë.
Mesazhi është shpërndarë nëpër rrjet me një reklamë joshëse për lojëra kazinosh, duke ofruar aktivizimin e vetëm 10 dollarëve depozitë dhe në këmbim përfitojë bonus 1200 dollarë. Në dukje kjo një reklamë krejt e zakonshme që bëjnë rëndom kompanitë e mëdha të lojërave të fatit nëpër botë për klientët e tyre.
Por duket se ky mesazh në dukje një sulm kibernetik që pritet të sqarohet edhe zyrtarisht, nuk ka pasur shënjestër vetëm Policinë, por të gjithë përdoruesit e rrjetit. Por nga momenti që dikush në grupet sociale e ka klikuar, virusi është aktivizuar tek të gjithë kontaktet, mes tyre e prekur edhe Policia.
Më të prekurit janë edhe efektivet e policisë së shtetit, meqë kanë edhe grupet e punës. Synimi kryesor i hakerave duket se ka qenë marrja nën kontroll e platformës Whatsapp të sa më shumë përdoruesve të mundshëm, të cilët nëse nuk reagojnë në kohë, nuk e marrin më mbrapsht atë.
Burime nga policia bëjnë me dije se po punohet që linku i shpërndarë të mund të fshihet në kohë dhe të mos shkaktojë dëme të mëdha.
