Policia e Lezhës me urdhër të GJKKO, ka konfiskuar 7 pasuri të llojit arë me sipërfaqe 15028 metër katror. Pasuritë e paluajtshme dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për sipërfaqe të tipit “arë” me një total prej 15,028 metrash katrorë, të ndodhura në dy zona me potencial të lartë zhvillimi, konkretisht në bregun e lumit Drin dhe në Ishull Shëngjin.

Njoftimi:

Konfiskohen 7 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 15028 m2, të ndodhura në bregun e lumit Drin dhe në Ishull Shëngjin.

Konfiskimi, në zbatim të vendimit të GjKKO-së, pasi dyshohet se pasuritë janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Në zbatim të vendimit të GjKKO-së të vitit 2021, lënë në fuqi me vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të vitit 2022, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, konfiskuan 7 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 15028 m2.

Pasuritë e sekuestruara ndodhen 2 në bregun e lumit Drin dhe 5 në fshatin Ishull Shëngjin.