Janë publikuar pamjet e konfliktit të dhunshëm mes deputetit të LDK-së, Armend Zemaj dhe një qytetari, në qendër të Prishtinës.
Në video ne shpërndarë nga mediat në Kosovë, shihet se deputeti Zemaj po jepte një intervistë në sheshin “Ibrahim Rugova”, kur një qytetar kalon pranë tij dhe e quan gënjeshtar. Pas kësaj deputeti reagon me nervozizëm dhe duke u përplasur fizikisht me qytetarin, të cilin e godet disa herë, duke e shoqëruar reagimin edhe me ofendime verbale.
Bëhet me dije se të dyja palët janë shoqëruar nga policia për të dhënë sqarime pas këtij konflikti.




