Ish-deputeti socialis Halit Valteri shpjegoi në emisionin “Shqipëria Live” videon virale ku dukej kryeministri Rama në rrugët e Romës i irrituar duke kërkuar llogari në telefon.

Ai shpjegoi se mund të jetë kushdo i cili nuk ka kryer detyrën që i është caktuar duke theksuar se dhe ai vetë ka patur biseda të tilla me vartësit e tij.

“Ai atë veprim e ka bërëme dikë që se ka bërë atë që i ka ngarkuar partia, ose një detyrë shtetërore. Mesa dëgjova lidhet me bashkëpronar. Që prej vitit 2023 organizatat e partisë të qytetit drejtohen nga dy zakonisht janë një mashkull e një femër, kshuqë ma merr mendja që duhet të jetë bisedë për partinë ose bashkëkryetar partie. Ndoshta mund të jetë edhe arben Hazmiku, nuk përjashtoj askënd. Kemi dy komisionet ku te njëri është Gjiknuri dhe te i reformës territoriale është kryetar Hazmiku. Mendoj është diçka normale. edhe unë me vartësit e mi kam bioseda të tilla.”, tha Valteri.