Veliaj: E vërteta është ajo që dimë të gjithë, nuk ka një vendim të formës së prerë, ka dënuar vetëm në Gjykatën e shkallës së parë, kjo do të thotë që kemi një standard të dyfishtë që trafikohet këtu: për ditë të padënuar aplikohet shkarkimi dhe për dikë të dënuar duhet të presim vendimin përfundimtar. Kështu që injoranca apo padija nuk mund të jetë alibi në këtë rast, siç e thatë edhe ju, një fakt i njohur botërisht, edhe unë besoj se përgjigja u sqarua.
T’ju shpjegoj ose t’ju bëj edhe një pyetje tjetër: në republikën tonë, në strukturën dhe arkitekturën e republikës sonë, kemi disa sjellje monopol. Monopolin e dhunës e ka policia; monopolin e forcës, ja këtu dikush është me pranga, të tjerët që janë jashtë kësaj dere janë të armatosur; ka monopole force që ja njeh ligji.
Monopolin e prodhimit të armëve të rënda e ka ushtria, ja njeh ligji, ata mund të përdorin tanke e helikopterë. Monopolin e dhënies së drejtësisë e ka gjykata, nuk jep çdo institucion drejtësi. Monopolin e shkatërrimit të një jete publike e ka prokurori i posaçëm.
Tani, në këtë sjellje monopol, ju praktikisht ju jepni presionin në një vendim gjykate, por jeni gati që monopolin e dikujt që iu është dhënë me ligj, edhe ajo për të shkatërruar jetën publike të dikujt, t’i jepet prioritet duke sakrifikuar një kryetar bashkie, një anëtar të komunitetit, një aktivist, një shërbëtor publik në këtë rast dhe jo monopolit të gjykatës për të dhënë drejtësi.
Në sjelljet monopolistike që kanë forcat të ndryshme apo aparate të ndryshme në republikën e Shqipërisë, ju anoni për të mbështetur zgjedhjen e prokurorisë që ka monopolin e shkatërrimit të jetës së dikujt edhe pa vendim, apo tentoni të respektoni monopolin që ka gjykata për të vendosur drejtësi?
Përfaqësuesi i Qeverisë: Unë nuk mund të bëj një interpretim në lidhje me veprimtarinë e pushteteve të tjera që janë pushtete të ndara. Në këtë seancë dhe në këtë sallë objekti i gjykimit është pikërisht shkarkimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Përtej këtij argumenti ligjor unë nuk kam se çfarë të shtoj tjetër”.
Veliaj: Edhe në finale, nëse zonja e ndërruar do më lejonte që tua huazoj pyetjen që ajo më bëri mua që për tua bëra ju. A do kishte ndryshuar gjë nesër unë do ftohesha në Këshillin e Ministrave këtë nuk mund ta di, por di që forca e argumentit njerëzit i ndryshon hapin vështirë. Nëse do thosha jam në një konflikt të hapur interesi, fjala vjen me një prokuror të cilit kam pasur debate për një leje ndërtimi. Ndoshta nuk do ishit kaq të nxituar, do thoni o prit pak, ndoshta duhet të ndërhyjmë ligji i konfliktit të interesit që një kryetar bashkie, një prokuror nuk mund të hetojnë njëri-tjetrin nëse do kishin një konflikt interesi.
Nëse do ju thosha që jam këtu prej një njeriu që nuk ekziston, një Nesti Angoni, ndoshta Këshilli i Ministrave do dëgjonte edhe do thoshte prit pak se sa Nesti Angon mund të dalin për secilin prej nesh dhe të thuri lloj-lloj intrigash, ne automatikisht do i dërgonim njerëzit te hienat apo do thoni prit pak kë do kallëzoj unë për kallëzim të rremë. Nëse kjo histori nuk ishte kështu. Nëse do ju thoja këtë, ndoshta Këshilli i Ministrave do thoshte, prit pak kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të filluar një iniciativë ligjore për të mbrojtur kryetarët e bashkive.
Po t’ju thoja shumica e kryetarëve të bashkive janë në një presion konstant për të futur të gjithë fisin e disave prokurorëve të posaçëm në punë, edhe nëse do ua provoja që kjo është e vërtetë në Bashkinë e Tiranës, ju do shqetësoheshit, do thoni si janë të pa mbrojtur këta njerëz. Ju kërkojnë prokurorët e posaçëm leje ndërtimi, ju kërkojnë të fusin gjithë fisin në punë, edhe kur s’ju bën, i thonë avokatit të kryetarit të bashkisë ja tregoje unë atij. Po ti dinit këtë histori, prandaj them që dëgjesa ju mundëson që të flisnim pak dhe të dëgjonit historitë pse unë jam në burg dhe mos t’i lejohet monopolit që dikush ka për të shkatërruar jetën e ti vendoste monopolit të gjykatës për të dhënë drejtësi.
Top Channel
