Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho ishte i ftuar sot në “Breaking” në Top News, ku foli ndër të tjera dhe për ish-kryeministrin e ndjerë Fatos Nano.
Si një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Nanos, Braho tha se ish-kryeministri nuk ishte njeri hakmarrës. Ai kujtoi një moment gjatë burgosjes së Nanos, kur i kishte dorëzuar prova që vërtetonin pafajësinë. Braho tregoi se Nano kishte qarë pasi do lirohej nga burgu.
Më tej, Braho tregoi se Nanos i ishte premtuar posti i Presidentit dhe ai e donte, por në fund nuk iu dha.
“Nano nuk ishte njeri hakmarrës, nuk të mbante inat. Sado ta shaje. Kishte kulturë dhe formim europian. E kam pranuar siç ishte dhe kemi debatuar për çështje që unë mendoja se nuk ishin të drejta nga vendimet e Nanos.
Kemi zhvilluar një bisedë me Servet Pëllumbin. I thashë nuk jam dakord për çështjen e Nanis. Është politike. U dënua për vjedhje. Çështja fillonte në Itali. Dhe shkuam aty ku takuam prokurorin italian që po hetonte ministrat e Italisë. I thashë e keni kodin e nenit 55, i dënuar për favore dhe korrupsion me të tretë. Ministrat nuk kishin vepër penale dhe ne e morëm këtë vendim, ia çuam Nanos. Ai qau kur e lexoi. Nano e kishte çështjen ligjore dhe mori pafajësi e dëmshpërblim. Nuk ishte serioze akuza.
Debati publik me Berishën? U dominua nga dimensioni shpirtëror por dhe kultura e Nanos. Deri më sot asnjë nga udhëheqësit nuk e ka bërë. Unë e kam vlerësuar si përballje pozitive.
Nano donte të bëhej president dhe madje ja premtuan. Por pastaj u njoftua brenda PS që do ishte Meta. Nuk ishte vendim i drejtë sepse një Nano president do ishte më i mirë se kryeministër.”– tha Braho.




