Në një ndërhyrje të papritur live, mbrëmjen e sotme Safet Bajri ka mbajtur qëndrimin e tij në emisionin Top Story në Top Channel.

Teksa ka mohuar kategorikisht përfshirjen ne Maskrën e Dobraçit, Safet Bajri ka thënë që nuk largohet kurrë nga Shqipëria dhe se është i gatshëm të bashkëpunojë me policinë.

Ndërkohë që ai ka mohuar gjithashtu përfshirjen në politikë duke u shprehur se nuk ka djeni rreth saj.

“S’bëhet fjalë të iki nga Shqipëria. Nuk bëhet fjalë të lëshoj vendin tim.

Me politikë unë nuk merrem, thuajse gjithë jetën kam qenë në burg.

Unë jam person i lirë në shtëpinë time. I gatshëm të bashkëpunoj me policinë, vetëm të më thirrin dhe unë shkoj vetë.

Kujton ti se të fal SPAK-u në rast se do kisha pasuri apo do kishte diçka të dyshimtë. As kam njohuri fare nga fusha e politikës dhe nuk kam asgjë për t’ju thënë.”- përfundoi bisedën e tij Safer Bajri.