Reshjet e dëborës janë rikthyer sërish në veri të vendit, kryesisht në zonat malore të Kukësit.

Fshatra si Turaj, Breki, Shishtavec, Novosej, Borje, Shkinak dhe Buzmadhe janë zbardhur pasditen e sotme, nga reshjet e borës. Pas reshjeve të shiut dhe një rënieje të ndjeshme të temperaturave, bora ka përfshirë lartësitë mbi 1000 metra.

Deri më tani nuk raportohen probleme në qarkullimin e mjeteve apo në jetën e banorëve. Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën, ndërsa kushtet e motit mbeten të paqëndrueshme.