Furnizimi me ujë, sidomos në këto ditë më temperatura përvëluese është një domosdoshmëri. E kundërta raportohet në një nga lagjet më të populluara në Tiranë.

Një qytetare me emrin Eleonora ka denoncuar në redaksinë e Dosja.al situatën e mungesës së ujit te Kopshti Botanik në Tiranë. 

Ajo është shprehur se asnjë person kompetent për zgjidhjen e situatës nuk e hap telefonin. E ndërsa furnizimi me ujë 24 orë nga politikanët në qeverisje është premtuar shumë herë duket se rritja e temperaturave e ka shkrirë këtë premtim.

Termometri pritet të shënojë ditën e nesërme 40 gradë. Siç është raportuar vendi ynë dhe jo vetëm po përballet me javën më të nxehtë të vitit.