Policia ka nisur procedim penal ndaj pesë kryepleqve të fshatrave Nënmavriq, Leknikaj, Kujë, Vuksanaj dhe Palaj, që ndodhen në territorin e Bashkisë Shkodër.
Sipas burimeve zyrtare, në zonat që administrohen nga këto njësi vendore janë konstatuar 4002 bimë të dyshuara si kanabis, gjatë kontrolleve të zhvilluara në terren nga strukturat e Policisë së Shtetit.
Të pesë kryepleqtë akuzohen për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike në territorin që u është besuar për administrim dhe nuk kanë njoftuar autoritetet për veprimtarinë e paligjshme.
Hetimet vijojnë, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personave përgjegjës për kultivimin.
