Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Tiranë.
Rama tha se kundërshtarët nuk i mundin dot dhe se nuk ka më të mirë se forca e tyre politike. Ai shtoi se e rimorën qendrën e politikës shqiptare dhe do të qëndrojnë aty pas kësaj fitoreje, sipas tij.
“Ne socialistët ishim shembur përtokë, rruga jonë për të fituar zemrat e Shqipërisë nisi nga një mjegull e ftohtë e një disfate të rëndë… por karakteri i pathyeshëm na ngjiti përsëri. Ne e rimorëm qendrën e politikës shqiptare dhe do të qëndrojmë aty pas kësaj fitoreje. Kundërshtarët tanë nuk kanë për të kuptuar kurrë se nuk na mundin dot, sepse nuk e kuptojnë pse i mundim çdo herë e më thellë. Ata që me demek janë prurje të reja nuk ngjajnë me ne, ngjajnë me kundërshtarët tanë të kahershëm – dava humbasësh”, tha Rama.